Ndërlidhjet

Nazarbaev: Kërcënime - separatizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi


Zyrtarët e lartë të shteteve anëtare të organizatës SCO në takimin e tyre në Astana të Kazakistanit
Zyrtarët e lartë të shteteve anëtare të organizatës SCO në takimin e tyre në Astana të Kazakistanit

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, duke e hapur sesionin e Organizatës së Shangajit për Bashkëpunim (SCO) tha sot se kjo organizatë “ka menaxhuar të arrijë rëndësi politike dhe forcë ekonomike”.

Mëtutje, zoti Nazarbaev theksoi se “kjo organizatë punon, para se gjithash, për stabilitet, mungesë të mospajtimeve territoriale ndërmjet shteteve anëtare dhe në përpjekjet e përbashkëta kundër tri të këqiave të jetës moderne: separatizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Vlerësohet se këto komente përmbanin tërheqje të vërejtjes për Rusinë, e cila e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, dhe i mbështetë separatistët prorusë, që luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky konflikt ka shkaktuar shqetësim në mesin e fqinjëve të Rusisë, për shkak se mund të ketë plane lidhur me pjesë të territoreve të tyre.

Në këtë tubim, Rusinë e përfaqëson kryeministri, Dmitry Medvedev.

Anëtare të kësaj organizate janë: Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

XS
SM
MD
LG