Ndërlidhjet

Shefi policor: Incidenti në Sidnej duket si terrorizëm


Polici special i Australisë afër kafenesë ku mbahen të rrëmbyerit

Polici special i Australisë afër kafenesë ku mbahen të rrëmbyerit

Në Sidnje të Australisë, një person i armatosur po vazhdon t’i mbajë të rrëmbyer një numër të panjohur të njerëzve për disa orë.

Pamjet e sotme televizive tregonin se së paku 3 vetë qëndronin me duar të ngritura lart për dritare dhe shihej një flamur me ngjyrë të zezë me shkronja arabe.

Dëshmitarët kanë dëgjuar krisma të zëshme që dukeshin si të shtëna nga arma.

Pas gjashtë orëve, tre njerëz janë parë duke u larguar të sigurt nga ndërtesa ku ishin rrëmbyer, ndërsa dy të tjerë u larguan pak më vonë.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se incidenti mund të jetë i motivuar politikisht, ndërsa komisionari rajonal i policisë, Andrew Scipione, tha se duket se “është në përputhje me ngjarje terroriste”.

Raportet e fundit thonë se rrëmbyesi ka kërkuar që të bisedoj me kryeministrin Abbott, por policia nuk ka bërë komente të menjëhershme.

Rrjeti televiziv australian, Network 10, tha se ka folkur me dy persona të rrëmbyer me telefon, të cilët kanë thënë se i armatosuri i ka vendosur dy bomba në kafene dhe dy të tjera diku në qytet.

Sipas tyre, negociatorët ishin në kontakt me personin e armatosur.

Policia e ka bllokuar vendin ku gjendet kjo kafene.

XS
SM
MD
LG