Ndërlidhjet

Kryeministri rus takon homologun e tij afgan


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu i tij afgan, Abdullah Abullah
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu i tij afgan, Abdullah Abullah

Kryeministri rus Dmitry Medvedev është takuar sot me homologun afgan, Abdullah Abdullah, në kuadër të një takimi të kryeministrave të vendeve që janë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, që është mbajtur të hënën në Astana.

Abdullah ka njoftuar se homologu rus i ka dhënë mbshtetje të madhe për popullin afgan si dhe ka shfaqur shpresën që raportet Kabul-Moskë do të zhvillohen edhe më tutje, për të mirën e të dyja vendeve.

Medvedev gjatë takimit e ka uruar kryeministrin afgan për pozitën e marrë gjatë këtij viti.

Në zgjedhjet presidenciale në fillim të këtij viti, Abdullah ka fituar 40 për qind të votave të qytetarëve të Afganistanit.

Pas një mosmarrëveshje disa mujore, Abdullah dhe rivali i tij Ashraf Ghani, kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës, Abdullah do të jetë shef ekzekutiv ndërsa Ghani, president.

Afganistani, India, Irani, Mongolia dhe Pakistani janë shtete vëzhguese në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait derisa Kina, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani janë anëtarë me të drejta të plota në këtë organizatë.

XS
SM
MD
LG