Ndërlidhjet

Kerry sot në Londër takon kryenegociatorin palestinez


Sekretari amrikan, John Kerry
Sekretari amrikan, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, do ta takoj gjatë ditës së sotme në Londër, kryenegociatorin palestinez, Saeb Erakat.

Kerry do të përpiqet që ti bindë palestinezët që të mos nxitojnë para nxjerrjes së një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara, e cila do ti jipte Izraelit një afat dy vjeçar për ti dhënë fund okupimit.

Mbrëmë vonë gjatë të hënës, në Aeroportin e Parisit, Kerry ka zhvilluar bisedime me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Qëlllimi i takimit ishte diskutimi për një rezolutë që do të sponsorohej nga Franca dhe e cila do të kërkonte paqe në mes të Izraelit dhe shtetit palestinez.

Gjatë ditës së hënë, në Romë të Italisë, Kerry është takuar edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Netanjahu para këtij takimi ka paralajmëruar se nuk do tu lejoj të tjetër për të imponuar kushte për negociata, kushte të cilat mund ta kompromitojnë sigurinë e Izraelit.

XS
SM
MD
LG