Ndërlidhjet

Bosnja arreston 10 serbë të dyshuar për krime lufte


Bosnje - foto arkivi

Bosnje - foto arkivi

Policia në Bosnje dhe Hercegovinë ka arrestuar dhjetë serbë të dyshuar për vrasjen e dhjetëra civilëve myslimanë gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Të arrestuarit janë ish-policë serbë të Bosnjës dhe ish-figura ushtarake, që akuzohen për vrasjen e 70 civilëve në qytetin Zvornik, në korrik të vitit 1992.

Këtë muaj, autoritetet boshnjake kanë arrestuar edhe 15 ish-paramilitarë dhe ish-ushtarë serbë, nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e 20 personave, shumica myslimanë, më 1993.

Gjatë konfliktit në Bosnje besohet se janë vrarë rreth 100,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG