Agjencia kundër Korrupsionit i ka njoftuar të enjten të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilët pas konstituimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës më 9 dhjetor 2014, janë emëruar në pozita, që ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda 30 ditëve.
Përmes një kumtese të lëshuar, kjo agjenci ka njoftuar se deklarimi i pasurisë edhe nga ana e zyrtarëve të sapoemëruar, bëhet konform Ligjit për deklarimin e pasurisë
“Në këtë rast bëhet fjalë për zyrtarët e lartë publik të cilët paraprakisht nuk kanë qenë të angazhuar nëpër pozita publike obligative për deklarimin e pasurisë”, ka njoftuar AKK përmes një kumtese të lëshuar.