Ndërlidhjet

McCain: Sulmi kibernetik, zile alarmi


Ilustrim

Ilustrim

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka thënë se Uashingtoni duhet të miratojë ligjin që trajton sulmet kibernetike.

Kjo, pasi hakerët kanë sulmuar kompaninë filmike Sony Pictures, duke publikuar emaile dhe të dhëna të vjedhura nga kjo kompani.

Dyshohet se Koreja e Veriut qëndron prapa sulmit, pasi hakerët kanë kërcënuar Sony-n që të mos publikojë komedinë për liderin verikorean.

“Duhet të jetë zile alarmi që një vend si Koreja e Veriut ka këtë aftësi. Imagjinoni aftësinë që ata kanë për të prishur aspektet e tjera të jetës së amerikanëve”, ka thënë McCain.

XS
SM
MD
LG