Ndërlidhjet

Shoferi sulmon këmbësorët duke thirrur “Zoti është i madh”


Dijon, Francë
Dijon, Francë

Një person është arrestuar në Dijon të Francës, pasi ka vozitur makinën në drejtim të turmës, duke thirrur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe.

Autoritetet lokale kanë thënë se 11 persona janë plagosur, dy nga ta rëndë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se shoferi ka përplasur makinën e tij për grupe këmbësorësh përpara se të arrestohej.

Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari ka përmendur edhe “fëmijët e Palestinës” për të shpjeguar veprimet e tij.

XS
SM
MD
LG