Ndërlidhjet

Muhammad Ali po përmirësohet nga pneumonia


Muhammad Ali (majtas) duke e mbrojtur titullin e kampionit kundër rivalit Ken Norton një Nju Jork më 9 shtator 1976

Muhammad Ali (majtas) duke e mbrojtur titullin e kampionit kundër rivalit Ken Norton një Nju Jork më 9 shtator 1976

Bob Gunnell, zëdhënës i legjendës së boksit, Muhammad Ali, thotë se gjendja shëndetësore e ish-kamionit botëror në kategorinë e rëndë në boks, është “përmirësuar shumë”, prej se ai gjatë funjavës së kaluar është pranuar në një spital për shkak të pneumonisë.

Mëtutje, ai theksoi se mjekët e Muhammad Aliut shpesojnë ta lirojnë atë nga spitali.

Zëdhënësi Gunnell nuk ka pranuar të tregopj se në cilin spital gjendet ish-boksieri Ali, 72 vjeçar, raporton AP.

Të afërmit e zotit Ali thonë se u falënderohen të gjithë atyre që janë lutur dhe i kanë shprehur dëshirat e tyre më të mira për shërimin e Muhammad Aliut, që tri herë ishte kampion botëror në kategorinë e rëndë.

Muhammad Ali për disa vite vuan nga sëmundja Parkinson.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Lonnie, kanë shtëpi në Arizona, Miçigen dhe Luisvill.

XS
SM
MD
LG