Ndërlidhjet

Al-Jazeera ndërpren kanalin në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti televiziv Al-Jazeera me bazë në Doha të Katarit ka njoftuar se e ka mbyllur kanalin e tij në Egjipt, i cili ka qenë në qendër të tensioneve në mes të Egjiptit dhe Katarit.

Al-Jazerra ka njoftuar të hënën se programin e saj do ta inkorporoj në kuadër të kanalit, Mubasher Misr.

Mbyllja e programit në Egjipt është bërë në kohën kur nga ana e Arabisë po bëhen përpjekje për përmirësimin e raporteve në mes të Doha dhe Kairo, të cilat janë përkeqësuar gjatë vitit të kaluar kur ushtria e Egjiptit e ka përmbysur presidentin islamik, Muhammed Morsi.

Kairo e ka akuzuar kanalin Al-Jazeera në Egjipt për raportim në favor të Vëllazërisë Myslimane, gjë e cila është mohuar nga rrjeti televiziv.

Tre gazetarë të kanalit Al-Jazeera janë dënuar gjatë kësaj vere për së paku shtatë vjet heqje lirie nën akuzat se i kanë dalë në mbështetje Vëllazërisë Myslimane, lëvizje të cilën Egjipti e ka shpallur si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG