Ndërlidhjet

Qindra të vrarë nga sulmet e koalicionit kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Si rezultat i sulmeve ajrore të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara në Siri, gjatë tre muajve të fundit janë vrarë 1 mijë e 171 persona, shumica militantë.

Udhëheqësi i observatorit sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, Rami Abdulrahman, ka thënë se vetëm 52 nga numri i të vrarëve, janë civilë.

Aktivistët e kësaj organizate kanë thënë se numri i të vdekurve nga ana e kryengritësve islamikë, mund të jetë edhe më i madh.

Në total, SHBA ka kryer 488 sulme ajrore në Siri, deri më 15 dhjetor.

XS
SM
MD
LG