Ndërlidhjet

Ushtria iraniane mban stërvitje shtatëditore


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e lartë ushtarakë të Iranit kanë njoftuar se nga dita e enjte, do të fillojnë një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në jug të vendit.

Komandanti i marinës iraniane, Hobibollah Sayyar, ka njoftuar se ushtrimet shtatëditore janë titulluar “Mohammad Rosulollah”, dhe do të përfshijnë ushtrinë, marinën iraniane dhe forcat ajrore.

Forcat detare të Gardës Revolucionare dhe milicia paraushtarake Basij, gjithashtu do të jenë pjesë e stërvitjes.

Zyrtarët ushtarakë të Iranit kanë bërë të ditur se gjatë shtatë ditëve, do të shfaqen aftësitë ushtarake të vendit dhe do të testohen taktikat dhe armët e reja.

Gjenerali i Brigadës Abdolrahim Musavi, ka thënë gjatë javës së kaluar, se stërvitjet ushtarake përcjellim mesazhin e paqës dhe miqësisë dhe tregojnë se Irani kundërshton praninë e të huajve në rajon.

XS
SM
MD
LG