Ndërlidhjet

2014: Sportet dhe diktatorët


Disa shikuesve mund të ju ketë dukur e çuditshme që nga gjashtë atletët rus që e mbajtën pishtarin Olimpikë përgjatë hapjes së lojërave në Sochi, shkurtin e kaluar, vetëm dy ishin reprezentues në lojërat dimërore.

Në vend të kësaj, emërtuesi i përbashkët duket të jetë mbështetja për presidentin rus, Vladimir Putin. Katër nga pishtar-mbajtësit ishin deputetë të Dumës, nga partia “Rusia e Bashkuar”, dhe i pesti, kishte mbështetur udhëheqësin rus në shtypjen kontraverse të të drejtave të homoseksualëve.

Kjo shfaqje e unitetit politik dukej tepër e përshtatshme përgjatë një viti që demonstroi herë pas here, rritjen e lidhjes ndërmjet ngjarjeve sportive me buxhet të madh dhe regjimeve aspak të këndshme politike.

Më tutje, Rusia përveç lojërave Olimpike të Sochi-t, mirëpriti edhe çmimin e madh të Formula 1, Bjellorusia mbajti kampionatin botëror të hokejit në akull. Azerbajxhani priti kampionatin evropian të gjimnastikës ritmike dhe Turkmentistani, me 80 për qind shkretëtirë, mirëpriti kampionatin botëror të rrëshqitjes me erë.

Ngjarje si këto janë të kushtueshme — Lojërat e Sochi-t, tejkaluan të gjitha rekordet e shpenzimeve gjatë një Olimpiade me një vlerë prej 51 Miliard.

Por, Minky Worden, drejtor i iniciativës globale për të drejtat e njeriut, thotë se për autokratët, ka një vlerë të madhe rikthimi nga investimi — vëmendje dhe legjitimitet në skenën botërore.

“Ndërsa liderët botëror jo doemos dëshirojnë të qëndrojnë afër një diktatori në skenën e një ngjarje sportive, por ata duhet ta bëjnë atë”, ka thënë Worden, i cili ka udhëhequr thirrjen e iniciativës për të drejtat e njeriut, për të reformuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe organet tjera sportive.

“I lejon udhëheqësit të lustrojnë reputacionin në skenën globale, dhe në të shumtën e rasteve ia vlen fatura financiare për të aktruar si shtet mikpritës për të bërë këtë.”

Rrugë - Dy kahëshe

Vlera promocionale e një ngjarje të madhe sportive, është vështirë të konceptohet si një roman. Më 1936, Adolf Hitler përdori lojërat verore olimpike në Berlin, si një mundësi për të shfaqur fuqinë në ngritje të Gjermanisë Naziste, tri vite para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Argjentina e priti Kampionatin Botëror në futboll më 1978, dy vite pas puçit ushtarak dhe zhdukjeve dhe ekzekutimeve të mijëra civilëve. (Një përjashtim I dukshëm është për Lojërat Olimpike të 1988-s në Seul, të cilat u panë nga shumica si një ndihmesë për të rrëzuar regjimin autoritar të Kores Jugore.)

Por çështja e sporteve dhe diktaturave, ka marrë një shtytje të freskët gjatë viteve të fundit, ku komunitetet e të drejtave kanë shprehur shqetësimet në rritje rreth organizatave ndërkombëtare sportive, që po i’u bëjnë të mundur, apo edhe favorizojnë regjimet e ulëta.

Vendimi i 2010-s, për t’i dhënë Rusisë dhe pastaj Katarit, mbajtjen e kupës botërore të 2018-s gjegjësisht 2022-s, në veçanti ka dalë të jetë thumbuese.

FIFA, organizata internacionale qeverisëse e futbollit, ka justifikuar vendimin si formë e shpërndarjes - si specifikë për të sjellë spektaklin e kupës botërore te dy mikpritës për herë të parë, që nuk njihen për ndonjë infrastrukturë botërore.

Por, vendimi ishte kritikuar në masë të gjerë, mediet aluduan që anëtarët e bordit ekzekutiv të FIFA-s, kanë shitur votat e tyre për miliona dollar në formë të parasë dhe dhurata tjera, duke përfshirë edhe një pikturë të Pikasos, që ishte dhënë nga ana ruse.

Një numër i drejtuesve të FIFA-së ikën në mes të polemikave kontraverse, edhe pse një hetim brendshëm nga bordi qeverisës shfajësoj Rusinë dhe Katarin nga ndonjë shpërdorim.

Pritet të shihet nëse publiciteti negativ do të jetë më i madh se ajo që disa vrojtues– madje edhe vetë FIFA — e sugjerojnë që ka avantazhe të pa mohueshme komerciale dhe operacionale, të të bërit biznes me regjimet autoritare. “Do të them diçka të çmendur”, tha sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valkcke vitin e kaluar në mes të përgatitjeve kaotike për kupën botërore në Brazil, duke përshkruar dëshirën e tij për të punuar me Putinin.

“Ndonjëherë më pak demokraci është mirë për të organizuar një kupë botërore”.

“Natyrisht që ky koment, bën që të gjithë të ngritën dhe të mbajnë shënime” thotë Own Gibson, redaktor i sportit për gazetën “The Guardian”. “Në të vërtet ka pasur kuptim në atë që ai thoshte, thjeshtë nga pikëpamja operacionale.

Nëse ti je FIFA, është më lehtë për të kryer punët nëse duhet të blesh ndonjërin në krye të autokracisë. Stadiumet ndërtohen dhe planet operacionale kryhen.

Tejet të pasur për disa

Ana tjetër e të lidhurit marrëveshje me diktatorët, thotë Gibson, është barra e shoqërimit me korrupsionin masiv dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që mund të shkaktohen nga kjo, apo rastisin me spektaklet e ngjarjeve sportive.

Të dy këto janë shqetësime në lidhje me Azerbajxhanin, i cili në qershor të 2015-s, do të jetë shteti i parë që do të mirëpres lojërat evropiane, një lloj mini-olimpiade që përbëhet nga 6000 Atletë të cilët konkurrojnë në 20 sporte.

Udhëheqësi i ngulitur i shtetit, Ilham Aliyev, në mënyrë të pamëshirshme i ka shtypur gazetarët dhe aktivistët, shumica prej të cilëve kishin për qëllim të ekspozonin korrupsionin brenda regjimit.

Është e paqartë nëse lojërat evropiane apo edhe Çmimi i Madh për Formula 1 që do të mbahen vitin e ardhshëm – do të përdoren për të shtyrë ndryshimet politike.

Në vende tjera, ka shenja të vogla ndryshimi. Nën patronatin e presidentit të ri, gjermanin Thomas Bach, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik më 8 Dhjetor, ka aprovuar një paket të gjerë të reformave, duke shtuar edhe të drejtat e njeriut në kontratat me qytetet mikpritëse të radhës dhe duke zgjeruar kartën Olimpike për të futur mbrojtjen e minoriteteve seksuale.

Disa vëzhgues sugjerojnë që FIFA nuk duket që do të përcjellë këtë shembull jo përderisa do të ketë një udhëheqës të ri— Presidenti i saj 78 vjeçar, Sepp Blatter, ka mbajtur postin për 20 vite dhe ka shpallur synimin për të kandiduar për një mandat të pestë vitin e ardhshëm.

Por organet udhëheqëse pritët të fillojnë të ndjejnë djegien nga përdorimi i metodave të tyre dyshuese.

Sony Corporation, muajin që shkoi u largua nga marrëveshja 279 milion dollarësh për të sponsorizuar, me gjasë si pasoj e polemikave rreth ofertave të Rusisë dhe Katarit.

Ndryshimi do të jetë rritje për të mirë . Me kontratat tashmë të nënshkruara për 2018 dhe 2022, rasti i par i FIFA-s për reformë të kodifikuar do të vjen vetëm me kupën botërore të 2026-s.

Edhe IOC, i cili e pa me ankth tërheqjen e ofertës nga Oslo (që ka dashuri për borën), për lojërat dimërore të 2022, ka ngelur me një zgjedhje të neveritshme ndërmjet dy regjimeve me histori të keqe në të drejta, Pekinit dhe Astana-s.

David Wallechinsky, president i Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpik, thotë që IOC tani është duke u ballafaquar me pasojat e vërteta të lojërave në Sochi. Duke lejuar Rusinë në vendosjen e çmimeve tronditëse -- shumica prej të cilave shkuan në xhepat e miqve të Putinit.

Organizatorët Olimpik krijuan një situate që dekurajoi një numër të madh të shteteve demokratike që konsideronin ofertën për të qenë mikpritës.

“Në aspektin e trashëgimisë së Sochit nga pikëpamja e IOC, gjëja më e keqe që kishte ndodhur, ishte se kushtoi afro 50 miliard që ishte 500 për qind më e lartë se sa kanë kushtuar lojërat olimpike në Vankuver (Kanada)” thotë ai.

“Edhe pse kjo ishte absurde, dhe krejtësisht si rezultat i korrupsionit dhe projekteve infrastrukturore të cilat në të vërtet nuk duheshin, kur qytetet tjera e panë këtë thanë ” Wow, a dëshirojmë të shpenzojmë 50 miliard?”

Përgatiti: Flandra Marmullaku
XS
SM
MD
LG