Ndërlidhjet

Anulohen bisedimet për Ukrainën


Minsk
Minsk

Zyrtarët në Bjellorusi kanë thënë se bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë janë anuluar.

Ka qenë e paraparë që sot në Minsk të takohen përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, rebelëve pro-rusë dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kievi ka shpresuar se takimi do të çonte në nënshkrimin e një marrëveshjeje finale për paqe në lindje të Ukrainës.

Rrethi i fundit i bisedimeve, që është mbajtur më 24 dhjetor, ka përfunduar me pak përparim, pos marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.

XS
SM
MD
LG