Ndërlidhjet

Vriten 4 punëtorë të Bashkimit Afrikan në Somali


Foto arkivi

Foto arkivi

Forca e Unionit Afrikan në Somali ka bërë të ditur se tre paqeruajtës të saj dhe një kontraktor civil janë vrarë nga një sulm në selinë e saj në Mogadishu.

Në deklaratën e Unionit Afrikan thuhet se militantë islamikë të Al Shababit kanë hyrë në bazë të maskuar si trupa qeveritare të Somalisë.

Po ashtu është thënë se pesë sulmues janë vrarë dhe disa të tjerë janë kapur.

Unioni Afrikan ka mbi 20,000 trupa të vendosur në Somali, për të ndihmuar qeverinë që të luftojë Al Shababin.

Zëdhënësi i Al Shababit, Sheikh Abdiasis Abu Musab, ka thënë se luftëtarët e tij kanë sulmuar “selinë e trupave të huaja në Somali”.

XS
SM
MD
LG