Ndërlidhjet

Prokuroria speciale kërkon paraburgim për Slobodan Gavriq


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesën për mbajtjen në paraburgim të serbit Slobodan Gavrq, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste.

Gavriq është arrestuar të enjten në mbrëmje në Prishtinë për shkak se në automjetin e tij janë gjetur 12.2 kilogramë eksploziv.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesën përmes së cilës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ndaj serbit të dyshuar, Slobodan Gavriq, të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Gavriq, sipas prokurores Morina, dyshohet për kryerjen e veprës penale të përgatitjes së veprave terroriste

Kërkesa sipas Morinës është shkruar gjatë ditës së premte ndërsa sot ajo kërkesë i është drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës, në të cilën pritet të nisë seanca për caktim ose jo të masës së paraburgimit ndaj serbit të dyshuar.

XS
SM
MD
LG