Ndërlidhjet

U evakuuan të gjithë udhëtarët nga anija e përfshirë nga zjarri


Pamje e shpëtimit të udhëtarëve nga anija e përfshirë nga zjarri në det
Pamje e shpëtimit të udhëtarëve nga anija e përfshirë nga zjarri në det

Marina italiane ka njoftuar sot se të gjithë udhëtarët janë evakuuar nga anija transportuese e përfshirë nga zjarri dhe se në të kanë mbetur vetëm një ekipazh i domosdoshëm prej 9 vetësh.

Nga ana tjetër, ministri i çështjeve detare të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, u tha sot reporterëve se katër trupa të pajetë janë gjetur në det gjatë operacionit të shpëtimit.

Më herët ishte konfirmuar vdekja e së paku në udhëtari me shtetësi greke.

Në anije gjendeshin 422 udhëtarë dhe 56 anëtarë të ekuipazhit.

Anijen transportuese Norman Atlantic e ka përfshirë zjarri dje herët në mëngjes, derisa ajo lundronte prej Greqisë për në Itali.

XS
SM
MD
LG