Ndërlidhjet

SHBA: Georg Bush i vjetri doli nga spitali


George Bush i vjetri
George Bush i vjetri

Ish-presidenti amerikan, Georg Bush i vjetri, dje është liruar nga një spitali në Huston, pas qëndrimit gati njëjavësh për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Zëdhënësi i familjes, Jim McGrath, tha se zoti Bush, 90 vjeçar, po pushon në shtëpi dhe u “falënderohet mjekëve dhe motrave medicinale për kujdesin e tyre madhor” në Methodist Hospital, raporton AP nga Hjustoni.

Georg H. W. Bush, ish-presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, para një jave ishte dërguar me ambulancë mjekësore në spital, për shkak të masës së kujdesit, meqë kishte pasur probleme me frymëmarrje. Në spital i kaloi edhe Krishtlindjet.

XS
SM
MD
LG