Ndërlidhjet

Putin thotë se marrja e Krimesë do të mbetet etapë e rëndësihme historike


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shfrytëzuar fjalimin e fundvitit për të përshëndetur aneksimin e Krimsë nga Ukraina.

“Kthimi i Krimesë në shtëpi”, sipas Putin, do të mbetet gjithmonë një etapë e rëndësishme e historisë ruse.

Putin i ka falënderuar të gjithë rusët për gatishmërinë e treguar në mbrojtje të Rusisë.

“Unë do të doja që sinqerisht të iu falenderoj për unitetin dhe solidaritetin, për ndjenjat e thella ndaj së vërtetës, për respektin, drejtësinë dhe përgjegjësinë për të ardhmën e vendit tuaj”, ka thënë Putin.

XS
SM
MD
LG