Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon lirimin e të burgosurve nga seperatistët


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ushtarët e vendit të tij
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ushtarët e vendit të tij

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e ka urdhëruar qeverinë ukrainase që t’i intensifikoj përpjekjet për të siguruar lirimin e ushtarëve të kapur nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit, takimin me zyrtarët e lartë të sigurisë, Poroshenko e ka zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Zyrtarët gjithashtu kanë diskutuar për masat që duhet të merren me qëllim që të sigurohen kufijtë e vendit.

Zyrtarët kanë njoftuar se rreth 100 pajisje të rënda ushtarake, do t’i dorëzohen ushtrisë gjatë të hënës.

XS
SM
MD
LG