Ndërlidhjet

Kazakistani amandamenton kodin e procedurës penale


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kazakistanit tani do ta zbatoj një ligj të ri, sipas të cilit, i informon të dyshuarit që arrestohen për të drejtat e tyre sipas një modeli amerikan.

Një zyrtar në prokurorinë e përgjithshme ka thënë të hënën, se kodi i procedurës penale i miratuar rishtazi, kërkon nga oficerët e zbatimit të ligjit që ti informon të arrestuarit që kanë të drejtë të kenë përfaqësues ligjor, se kanë të drejtë të mbrohen në heshtje dhe se çdo që gjë e thonë, mund të përdoret ndaj tyre në gjykatë.

Zyrtari, Amirkhan Amanbaev, iu ka thënë gazetarëve në Astana, se kodi i ri përfshin edhe dispozita për marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Mediat në Kazakistan kanë thënë se ky vend është i pari në Azinë qëndrore që e ka amandamentuar ligjin sipas sistemit amerikan.

XS
SM
MD
LG