Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmet ajrore janë shkatërruar mijëra caqe të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që po ndërmerr sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS), thotë se i ka hedhur afro 5 mijë bomba kundër caqeve të këtij grupi në Irak dhe Siri.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar mbrëmë vonë se nga sulmet ajrore janë dëmtuar ose shkatërruar më se 3 mijë caqe të grupit militant, Shtetit Islamik.

Pentagoni tha se aeroplanët e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve, i kanë goditur 58 tanke, 184 makina të blinduara Humvee, 303 kamiona, 26 makina të blinduara dhe 394 makina të tjera, prej muajit gusht dhe shtator, kur kanë filluar sulmet kundër caqeve të grupit militant në Irak dhe Siri.

Pjesa më e madhe e këtyre makinave ishin konfiskuar nga luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik, prej ushtrisë së Irakut, gjatë ofensivës së grupit në pjesën veriore të Irakut, gjatë verës së kaluar.

Liderët ushtarakë amerikanë thonë se sulmet ajrore e kanë ndalur avancimin e grupit militant në Irak dhe e kanë shkatërruar rrjetin e tij të naftës.

XS
SM
MD
LG