Ndërlidhjet

logo-print

Federata e Sindikatave të Arsimit, Shëndetësisë, Policisë dhe Administratës së Kosovës, në një konferencë për media kanë njoftuar se kanë kërkuar takim me kryeministrin Isa Mustafa, për të sqaruar çështjen e rritjes së pagave.

Por, deri tani siç thonë zyrtarë nga federata e sindikatave, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për ndonjë takim të mundshëm, për ti sqaruar kërkesat e këtyre të fundit.

"Asgjë nuk po kërkojmë më shumw se që është premtuar nga Qeveria e Kosovës, e kaluara dhe e tashmja. Rritja e pagave prej 25 për qind dhe implementimi i kontratës kolektive dhe sektoriale nëpër sektore të shërbimeve publike, si dhe implementimi i ligjeve për shërbyes civil".

"Ne nuk kemi biseduar me zyrtarë qeveritar. Kemi bërë këkrkesë te kryeministri që të takohemi katër sindikatat, që kemi një marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëpunim dhe bashkëveprim të ndërsjellë, por pa sukses", shprehet Valbona Kamberi Hoxha, kryetare e sindikatës së Policisë së Kosovës.

Derisa, Blerim Syla, kryetar i sindikatës së shëndetësisë, thotë se tashmë kanë marrë përkrahjen e mijëra punëtorëve shëndetësorë me shkrim, që të futen në grevë, derisa shton se grevat do të jenë graduale, deri në ndonjë marrëveshje.

"Ne po kërkojmë që të respektohen ato që janë të nënshkruara, kontrata e përgjithshme dhe kontratat sektoriale, pra edhe e arsimit dhe shëndetësisë pasi që janë specifikat e ndara. Është marrë një vendim i ish kryeminitrit për rritje pagash prej 25 për qind, por edhe partitë tjera kanë premtuar rritje pagash".

"Ne po kërkojmë që këta tre muajt e parë, të futemi në dialog për shkak të ruajtjes së qetësisë dhe implementimi i ligjit ku gradohen në bazë të shkollimit vendeve të punës. Janë kërkesa minimale që shpresoj që do të gjejmë mirëkuptim".

"Por, nuk po pranojnë të bisedojmë, asnjë arsyetim nuk e kemi nga ana e tyre. Para se të aprovohet projekt- buxheti na kanë premtuar, por premtimet nuk mbahen dhe ne jemi shtyrë nga anëtarësia jonë me i ndërmarrë këto hapa".

Nënkryetari I Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës ,Lutfi Mani, ka thënë se që nga data 13 janar do të fillojnë të mbajnë një grevë një orëshe në shkolla, për të vazhduar më tutje, po qe se nuk do të marrin ndonjë përgjigje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

"Ne jemi duke i bërë përpjekjet e fundit me gjithë akterët politikë për realizimin e kontratës kolektive SBASHK-MASHT. Nuk kemi diçka konkrete dhe ne kemi vendos që me 13 janar të mbajmë grevë një orëshe në shkolla. Nëse nuk ka ndonjë reflektim pozitiv, pas datës 13-të, me 16 janar 2015 do të mbajmë grevë një ditore".

"Nëse prapë nuk ka ndonjë lëvizje, pasi që ne shkojmë gjithmonë në bazë të ligjit mbi grevat që i'u japim kohë institutcioneve për të reflektuar, do të vendosim se çka do të bëjmë,se a do të ndërpritet mësimi apo a do të ketë protesta, këto janë vendime të këshillit të përgjithshëm", ka shtuar ai.

Sidoqoftë, kontrata kolektive përmban shujtën, shpenzimet e udhëtimit, pagën jubilare çdo 10 vjet dhe pas daljes në pension, mësimdhënësit kanë 5 paga nga mesatarja e Kosovës.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG