Ndërlidhjet

Gazetarëve në Iran nuk u lejohet solidarizimi me kolegët francezë


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e sigurisë në Tehran e kanë parandaluar një tubim të gazetarëve iranianë të cilët janë përpjekur ta organizojnë një tubim, përmes të cilit, do të solidarizoheshin me viktimat e sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo në Paris.

Tubimi i gazetarëve ishte paraparë të bëhej në afërsi të objektit që më parë ka qenë zyra e Shoqatës së Gazetarëve të Iranit, zyrë e cila është mbyllur në vitin 2009 nga ish-qeveria e presidentit Mahmud Ahmadinejad.

Por, dëshmitarët kanë treguar se forcat e sigurisë i ka penguar gazetarët që të mblidhen para ndërtesës.

Pas fitores në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013, presidenti Hassan Rohani, ishte zotuar se do të bëjë përpjekje për ta ringjallur Shoqatën e Gazetarëve të Iranit.

Por gjyqësori konservator i Iranit, në tetor të vitit 2013, e ka urdhëruar mbylljen e shoqatës 4 mijë anëtarëshe.

XS
SM
MD
LG