Ndërlidhjet

KE-ja ia ofron Ukrainës 1.8 miliard dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Me qëllim që të ndihmohet ekonomia e rrezikuar ukrainase, Komisioni Evropian ia ka ofruar Ukrainës një kredi në vlerë prej 1.8 miliard eurosh.

BE-ja ka njoftuar sot se Ukraina duhet të vazhdoj me reformat ekonomike sipas programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe t'i zbatoj politikat ekonomike e financiare sipas rregullave të BE-së.

Njëzetetetë anëtarët e bllokut dhe Parlamenti Evropian duhet ta miratojnë kredinë shtesë për Ukrainën, në mënyrë që ajo të hyjë në fuqi.

BE-ja deri tash, në formë kredie, Ukrainës ia ka ofruar 1.6 miliard euro për shpëtimin e ekonomisë.

Një ekip i FMN-së, sot në Kiev i ka rifilluar bisedimet me autoritetet ukrainase rreth kushteve të kredisë.

XS
SM
MD
LG