Ndërlidhjet

Policia identifikon pengmarrësit në dyqan, raportohet për dy të vrarë


Të dyshuarit për vrasjen e polices franceze: Hayat Boumeddiene (majtas) dhe Amedy Coulibaly (djathtas)
Të dyshuarit për vrasjen e polices franceze: Hayat Boumeddiene (majtas) dhe Amedy Coulibaly (djathtas)

Policia franceze e ka identifikuar një burrë dhe një grua të armatosur që besohet se i kanë marrë peng së paku pesë persona në një dyqan ushqimor në lindje të Parisit.

Autoritetet thanë se të dyshuarit, 32 vjeçari Amedy Coulibaly dhe 26 vjeçarja Hayat Boumeddiene, janë gjithashtu të dyshuar për vrasjen e një policje në Paris gjatë ditës së djeshme.

Të dy personat nga policia janë cilësuar si persona të armatosur dhe të rrezikshëm.

Agjencia AFP e ka cituar një burim policor të ketë thënë se së paku dy persona janë vrarë sot në një dyqan.

Më herët gjatë ditës së sotme, policia ka njoftuar se dy të dyshuarit për sulmin në revistën satirike Charlie Hebdo, janë pjesë e të njëjtit grup me personat që e kanë vrarë policen franceze.

Ndërkohë, policia vazhdon të qëndroj në një lokacion në afërsi të Aeroportit të Parisit.

Aty policia i ka lokalizuar dy vëllezërit e dyshuar për sulmin në revistën satirike, ku të mërkurën janë vrarë dymbëshjetë persona.

XS
SM
MD
LG