Ndërlidhjet

Berlin: Takim për Ukrainën


Pamje nga Kievi

Pamje nga Kievi

Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, planifikojnë të takohen javën e ardhshme në Berlin, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Pajtueshmëria për mbajtjen e takimit më 12 janar, ishte arritur gjatë një bisede telefonike ndërmjet ministrave të jashtëm të katër vendeve.

Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës sot ka njoftuar se janë vrarë katër pjesëtarë të saj nga sulmet me predha kundër pozicioneve të armatës.

Autoritetet në Donjeck, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë, thanë se dy civilë janë vrarë gjatë përleshjeve rreth aeroportit të qytetit.

XS
SM
MD
LG