Ndërlidhjet

SpaceX nuk arrin ta kthejë raketën në oqean


Florida
Florida

Kompania amerikane e hapësirës SpaceX ka thënë se eksperimenti për të sjellë pjesë të raketës Falcon nga hapësira në një platformë në oqean, ka dështuar.

Raketa është nisur nga Florida me një anije me furnizime për gjashtë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Pasi raketa ka kryer fazën e parë të misionit, ajo ka bërë përpjekje të bëjë një kthim të kontrolluar, por ka dështuar.

Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë SpaceX, Elon Musk, përmes një postimi në Twitter.

Zakonisht, raketa që e hedh anijen kozmike në orbitë bie në oqean si mbeturinë, por SpaceX ka shpresuar të tregojë se raketa mund të përdoret përsëri.

XS
SM
MD
LG