Ndërlidhjet

Në Gjermani arrestohet një terrorist i dyshuar


Gjermani - foto ilustruese
Gjermani - foto ilustruese

Policia në Gjermani ka arrestuar një person nën dyshimet se është anëtar i grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

I dyshuari, i identifikuar si Nils D., është arrestuar në qytetin Dinslaken.

Sipas zyrtarëve, ai ka qenë nën mbikëqyrjen e forcave gjermane të sigurisë qysh në fillim të vitit 2014, nën dyshimet se është duke përgatitur një sulm terrorist.

Prokurorët gjermanë kanë thënë se Nils D. ka udhëtuar në Siri në vitin 2013 dhe se atje ka takuar militantët e Shtetit Islamik.

Ai është kthyer në Gjermani në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG