Ndërlidhjet

Kerry udhëton në Paris për bisedime lidhur me dhunën ekstremiste


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se do të udhëtojë për në Paris për bisedime me zyrtarët francezë lidhur me luftën kundër dhunës ekstremiste, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve islamistë.

Duke folur sot në Nju Delhi të Indisë, ku gjendet për vizitë, zoti Kerry tha se më 15 dhe 16 të këtij muaji do të qëndroj në Paris.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, po ballafaqohet me kritika për mosdergim të ndonjë zyrtari të lartë në tubimin e protestës së mbrëmshme në Paris, në të cilin kishin marrë pjesë më se një milion njerëz, përfshirë afro 40 liderë botërorë.

Zoti Kerry tha se në Paris do ta reafirmoj solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me aleatin më të vjetër amerikan.

Gjatë qëndrimit në Paris, zyrtari i lartë amerikan do të takohet me ministrin e jashtëm të Francës, Laurent Fabius, dhe do t’i nderoj viktimat e sulmit militant, nga i cili gjatë periudhës 7 – 9 janar, janë vrarë 17 vetë.

XS
SM
MD
LG