Ndërlidhjet

Berlin: Diskutohet për krizën në Ukrainë


Pamje nga një takim i mëparshëm i liderëve të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë
Pamje nga një takim i mëparshëm i liderëve të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Rusisë, Ukrainës dhe Francës, sot në Berlin, pritet të diskutojnë për krizën në Ukrainë.

Ky takim në Berlin po bëhet disa ditë para mbledhjes së mundshme të liderëve të lartë të po këtyre vendeve, në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Por, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i pat thënë para dy ditësh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se ende është shumë herët për një takim të tillë të liderëve.

Sipas saj, që ky takim të jetë i suksesshëm, duhet të ketë progres në implementimin e marrëveshjes për paqe, që është arritur më 5 shtator në Minsk të Bjellourisës. Pikërisht kjo marrëveshje ishte shkelur më së shumti.

Presidenti francez, Francois Hollande, tha se ai do të merrte pjesë në samitin e Astanës, vetëm me kusht që të ketë progres.

Prej muajit prill, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare, janë vrarë më se 4700 vetë.

XS
SM
MD
LG