Ndërlidhjet

Daçiq të enjten flet për prioritetet e Serbisë gjatë kryesimit të OSBE-së


Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq

Krysuesi i radhës i OSBE-së, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, gjatë të enjtes në Vjenë do t'i paraqës prioritetet serbe gjatë kryesimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Sipas një kumtese të lëshuar nga OSBE-ja, Serbia e ka marrë përsipër kryesimin e OSBE-së nga Zvicra më 1 janar të këtij viti dhe se gjatë kryesimit të OSBE-së, Serbia do të punoj për së afërmi me shtetin zvicerian i cili e ka pasur kryesimin gjatë vitit të kaluar.

Sipas kumtesës, gjatë kryesimit Sebia do të fokusohet në qetësimin e situatës në Ukrainë bazuar në armëpushimin që duhet respektuarf nga të gjitha palët.

Gjatë ditës së enjte, sipas komunikatës, Daçiq do të diskutoj për planet e Serbisë gjatë kryesimit teksa do ta sjellë në tavolinë përvojën e shtetit të tij, si një vend i dalë nga konflikti.

Gjatë kryesimit të OSBE-së, Serbia është zotuar se do të punoj në tri dimensione: për luftën kundër terrorizmitm, për menaxhimin më të mirë të ujërave si dhe do të angazhohet në fushën e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG