Ndërlidhjet

Karikatura e Profetit rikthehet në Charlie Hebdo


Paris
Paris

Ballina e parë e revistës Charlie Hebdo, që nga sulmi i militantëve islamikë kundër saj, përmban karikaturën e Profetit Muhammad.

Edicioni i 14 janarit, i cili ka dalë në shtyp të hënën vonë, tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”. (“Je suis Charlie”).

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

Revista ka njoftuar se do të shtypë tre milionë kopje të edicionit të kësaj jave, shumë më shumë se tirazhi i zakonshëm prej 60,000 kopjesh.

Sulmi i javës së kaluar në Charlie Hebdo ka vrarë 12 persona.

Militantët e armatosur kanë thënë se kanë kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje për karikaturat e mëhershme të Muhammadit në këtë revistë.

XS
SM
MD
LG