Ndërlidhjet

Tirana s’e konfirmon notën e protestës nga Beogradi


Tiranë
Tiranë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar nëse ka marrë ose jo notë proteste nga Qeveria e Serbisë, në lidhje me postimin e mesazhit me foton e “Shqipërisë së Madhe” në murin e ndërtesës së kryeministrisë.

Bëhet fjalë për një foto nga urimet e qytetarëve për festat e fundvitit, në të cilën është shfaqur flamuri me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, i njëjti flamur që është shfaqur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Mediat serbe, duke cituar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, kanë thënë se Serbia i respekton vendet e tjera dhe kërkon që kjo gjë të jetë reciproke.

“Ne nuk bëjmë asgjë që do të rrezikonte marrëdhëniet tona me vendet e rajonit, madje edhe me Shqipërinë”, ka thënë Daçiq për gazetën Danas.

XS
SM
MD
LG