Një studim i ri tregon se grupe të arinjëve polarë janë ngadalë duke lëvizur drejt ishujve që gjenden në veri të Kanadasë, ku akulli në Arkrik është duke u shkrirë.
Studimi i publikuar në revistën Plos One, është bazuar në ADN-në e marrë nga afro 2 mijë e 800 arinjë polarë në vendet ku jetojnë kafshët, Shtete të Bashkuara, Rusi, Kanada, Grenlandë dhe Norvegji.
Grupe të arinjëve nga zona lindore e Arktikut në Kanada, nga zona detare e Grenlandës lindore si dhe nga Siberia, sipas studimit, janë duke lëvizur drejt arqipelagut kanadez i njohur edhe si arqipelagu Arktik.
Që nga viti 1979 deri më 2010, zona e akullit në Arktik është zvogëluar për mbi 9 për qind çdo dekadë, kanë thënë hulumtuesit.