Ndërlidhjet

Kerry dhe Zarif takohen në Gjenevë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, janë takuar sot në Gjenevë për të diskutuar rreth programit bërthamor të Teheranit.

Takimi i tyre vjen një ditë përpara raundit të ri të negociatave në të njëjtin qytet, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Teksa ka folur para gazetarëve para fillimit të takimit me Kerryn, ministri iranian ka thënë se takimi është i një rëndësie të veqantë dhe “do të tregoj gatishmërinë e të dyja palëve për të ecur përpara dhe për ta përshpejtuar procesin”.

Arritja e marrëveshjes rreth programit bërthamor të Iranit, do t’i lehtësonte sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Teheranit.

XS
SM
MD
LG