Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Politika thellon ndasitë në shoqëri


Ndasitë në shoqërinë në Maqedoni vazhdojnë të thellohen, jo vetëm për nga aspekti etnik, por edhe mes vetë bashkësive entike. Rasti i fundit ka të bëj me debatet lidhur me ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë.

Paralelisht me protetstat kundër këtyre ndryshimeve, janë mbajtur edhe protesta në mbështetje të tyre. Shprehje të këtillë të pakënaqësinë ka edhe në shumë raste tjera ndërsa veçohen ato për projektin kundërthënës “Shkupi 2014“.

Njohësit e çështjeve politike dhe të ndëretnicitetit, thonë se fajtor për thellimin e hendekut të ndasive janë partitë politike, e para se gjithash ato në pushtet.

Arsim Sinani, analist dhe profesor universitar, për ndasitë në shoqëri fajëson qeverinë, e cila siç theskon ai disa herë ka dëshmuar se vetëm përmes nxitjes së ndasive arrinë të ruaj pushtetin.

“Kjo politikë e cila aktualisht po qeverisë me Maqedoninë, është një politikë që mbijeton mni ndasitë. Nëse nuk do të ketë ndarje etnike, politike, gjuhësore, ekonomike, ky pushtet nuk mund të ekzistoj. Madje vlerësoj se ky pushtet është i ngritur mbi këto ndasi dhe kështu edhe mbijeton politikisht“, thekson Sinani.

Mirjana Malevska, njohëse e çështje ndërentike dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se partitë po keqpërdorin emocionet e qytetarëve për arritjen e qëllimeve politike pa mbajtur llogari për pasojat që mund të paraqiten për të ardhmen e vendit.

Ajo thotë se shoqëria është e ndarë si asnjëherë, por për dallim nga më parë, tani vijnë në shprehje edhe ndasitë në mesin vetë bashkësive entike.

Malevska thotë se pushteti është i obliguar që të punojë në afrimin dhe krijimin e mirëqenies së mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa veçon aspektin etnik për shkak të pëbërjes së përzier të popullatës në Maqedoni.

“Thjeshtë trillohen tema apo çështje të cilat na ndajnë dhe jo të merremi me çështje të cilat na bashkojnë. Po keqpërdoren ndjenjat e qytetarëve për qëllime të ndryshme, e para se gjithash për qëllime politike. Kjo është më se evidente dhe nuk besoj se po them diçka që nuk dihet".

"Shoqëria është e ndarë si asnjëherë më parë, por vlerësoj se rreziku më i madh është nga ndasitë etnike të cilave tani po i shtohen edhe ndasitë në mes vet komuniteteve. Kemi protesta për shprehjen e pakësnaqësisë për probleme të caktuara, që është mëse normale, por ndërkohë paraqiten edhe kundërprotesta për të minimizuar protetstën e parë, kuptohet për qëllime politike", thotë Malevska.

Në protestat e fundit kundër reformave në arsimin e lartë janë vërejtur në një vend qytetarët të bashkësive të ndryshme entike, që sipas analistit Arsim Sinani është sinjal i mirë se ata më në fund e kanë kuptuar se kanë edhe probleme të përbashkëta.

“Qytetarët në Maqedoni në përgjithësi janë të pakënaqur nga mënyra se si pushteti i qaset problemeve dhe si i trajton qytetarët. Ne shohim kordone të policisë, grupe që bastisin, polici e cila mbyll lokale, polici e cila vendos tatime, kontrolle të llogarive bankare, vendosje të tatimeve të çajtoreve".

"E gjithë kjo është një llojë veprimi për të rujtur pushtetin, por mendoj se qytetarët me formën se si dalin në rrugë e kanë kuptuar se pushtetin aktual mund ta rrëzojnë vetëm me protesta për shkak se ky pushtet çdo ditë e më tepër po na varfëron, ky pushtet çdo ditë e më tepër po na bënë armiq mes vete dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe të tjerët“, thotë Sinani

Njohësit e çështjeve politike nuk presin ndonjë përshkallëzim të gjendjes nga organizimi edhe i protestave paralele, pas të cilave thonë se qëndron pushteti duke joshur aktivistë partiak apo persona në nevojë.

XS
SM
MD
LG