Ndërlidhjet

logo-print

Turqia urdhëron mbylljen e ueb-faqeve që publikuan karikaturat e Charlie Hebdo


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, ka bërë me dije se një gjykatë turke e ka urdhëruar autoritetin e telekomunikacionit në vend, që ta ndaloj qasjen në faqet e internetit të cilat e kanë publikuar faqen e parë të revistës Charlie Hebdo, ku është pasyqruar karikatura e Profetit Muhammad.

Agjencia Anadolu thotë se gjykata në Diyarbakir që gjendet në Turqinë juglindore, këtë vendim e ka marrë sot.

Më herët, policia turke e ka kontrolluar kamionin që po barte tirazhin e një gazete laike, e cila kishte vendosur që ta publikonte një përmbledhje të karikaturave të Charlie Hebdo.

Gazeta Cumhuriyet ka bërë me dije se policia e ka liruar kamionin, vetëm pasi që e ka kontrolluar përmbajtjen dhe është vërtetuar se nuk janë publikuar karikaturat e Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG