Ndërlidhjet

Rusia dhe Venezuela diskutojnë për naftën


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, pritet të takojë sot në Moskë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Moska është ndalesa e fundit e turneut të Maduros, i cili po bën përpjekje të bindë prodhuesit e mëdhenj të naftës që të zvogëlojnë prodhimin, për të rritur çmimin.

Maduro ka udhëtuar këtë javë në Iran, Arabi Suadite, Katar dhe Algjeri.

Çmimet e naftës, që janë tejet të rëndësishme edhe për ekonominë e Rusisë, edhe atë të Venezuelës, kanë prekur nivelin e tyre më të ulët në gati gjashtë vjet.

Ato kanë rënë për 60 për qind qysh në muajin qershor, përkatësisht nën 46 dollarë për fuçi.

XS
SM
MD
LG