Ndërlidhjet

Kerry kërkon nga Bullgaria që ta reduktoj varësinë nga Rusia


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga Bullgaria që ta reduktoj vartësinë e saj energjetike nga Rusia.

Teksa ka folur në një konferencë për media me kryeministrin bullgar Boyko Borisov në Sofje, Kerry ka thënë se Uashingtoni është i interesuar që Bullgaria dhe e gjithë Evropa, të bëjnë hapa praktik për sigurimin e energjisë.

Njëra nga idetë e diskutuara për furnizim me energji, është një tubacion i gazit që mund të ndërtohet në Greqi.

Bullgaria merr nga Rusia rreth 85 për qind të gazit të saj.

Uashingtoni ka shfaqur gatishmëri që ta ndihmoj Bullgarinë për tu larguar nga kjo vartësi.

Kerry në Bullgari iu ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që t'i shtojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG