Ndërlidhjet

Astana, vendi nikoqir i samitit për Ukrainën


Astana, Kazakistan
Astana, Kazakistan

Kazakistani ka njoftuar sot, se liderët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, bisedimet e tyre për konfliktin në Ukrainë, mund t'i zhvillojnë në fund të muajit në kryeqytetin Astana.

Zyra e presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev, e ka publikuar një kumtesë për media disa orë pasi që presidenti Nazarbaev ka biseduar në telefon me homologun ukrainas, Petro Poroshenko rreth qështjeve teknike të samitit.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë se data e samitit, mund të shpallet vetëm kur të finalizohen planet.

Poroshenko kishte thënë një muaj më parë se një takim katër-palësh, mund të mbahet në Astana më 15 janar.

Por kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, kanë thënë se mund të marrin pjesë në samit vetëm nëse ka përparim në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainën lindore.

Së paku 12 civilë janë vrarë kur një raketë e ka goditur të martën një autobus në lindje të Ukrainës.

Ky llogaritet të jetë incidenti më vdekjeprurës që nga marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në Minsk, më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG