Ndërlidhjet

SHBA mirëpret sanksionimin e organizatave terroriste në Pakistan


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur lajmin se autoritetet pakistaneze kanë planifikuar që t'i sanksionojnë me ligj organizatën terroriste Haqqani dhe më shumë se dhjetë organizata të tjera që janë të lidhura me grupet militante.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë gjatë të enjtes, se veprimet pakistaneze janë “një hap i rëndësishëm drejt eliminimit të veprimtarive terroriste në Pakistan”.

Qeveria pakistaneze nuk ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me këtë veprim, por, gazeta "Express Tribune", ka raportuar gjatë të enjtes se organizata Haqqani është në mesin e grupeve që do të sanksionohen gjatë ditëve vijuese.

Gazeta pakistaneze ka njoftuar se vendimi është marrë pasi Departamenti amerikan i Shtetit e ka shpallur terrorist global, udhëheqësin e talebanëve në Pakistan, Mullah Fazlullah.

Fazlullah e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 16 dhjetorit në një shkollë në Peshauar, ku janë vrarë rreth 150 persona, shumica nga ta fëmijë.

Qeveria pakistaneze pritet që më ligj t’i ndaloj aktivitetet e 11 organizatave të tjera të dyshuara se iu kanë dhënë ndihmë talebanëve të lidhur me Al-Qaedan.

Sekretari amerikan, John Kerry, ka qëndruar në Pakistan gjatë kësaj jave ku është takuar me zyrtarët ushtarak dhe të sigurisë në Pakistan.

XS
SM
MD
LG