Ndërlidhjet

Kerry dhe Zarif do të takohen sot në Paris


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri Iranian, Mohammad Javad Zarif
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri Iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se gjatë ditës së sotme ai do të takohet në Paris me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Zarif e ka konfirmuar takimin pak para se të largohet nga Gjeneva për në Paris.

Ai tha se do të takohet edhe me homologun francez Laurent Fabius, për të diskutaur rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale si dhe për ekstremizmin e islamofobinë.

Kerry po qëndron në Paris për t’i nderuar viktimat nga sulmet e militantëve në Paris.

Gjatë të mërkurës, Kerry dhe Zarif kanë diskutuar në Gjenevë për më shumë se pesë orë.

Bisedimet në mes të Kerryt dhe Zarif ndodhin përpara takimit të planifikuar për 18 janar në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përkitazi me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG