Ndërlidhjet

Pak gjasa për mbajtjen e takimit në Minsk


Ilustrim
Ilustrim

Ndonëse ishte paralajmëruar një takim për ditën e sotme në Minsk, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë, i njëjti ka gjasë të mos mbahet.

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, OSBE-së dhe seperatistëve pro-rusë, ishte planifikuar që të takohen në Minsk të Bjellorusisë, por për shkak të zhvillimeve të fundit në lindje të Ukrainës, ende nuk është konfirmuar mbajtja apo jo e takimit

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë nuk ka mundur të konfirmoj nëse do të mbahet takimi apo i njëjti do të shtyhet.

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur sot se gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në përleshje me separatistët pro-rusë në lindje.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se rebelët kanë përdorur artilerinë, tanket dhe mortajat në ofensivë.

Ai ka hedhur poshtë pohimet e separatistëve se ata kontrollojnë aeroportin e Donjeckut.

Autoritetet në Donjeck kanë bërë të ditur se katër persona kanë vdekur gjatë sulmeve të ushtrisë ukrainase.

XS
SM
MD
LG