Mbikëqyrësi i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka paralajmëruar mediat kombëtare kundër publikimit të karikaturave me tema fetare.
Agjencia ka thënë se imazhet e tilla mund të shkelin ligjin e mediave nëse “ofendojnë dhe poshtërojnë” ndjekësit e besimeve të ndryshme dhe nxisin “mosmarrëveshje etnike dhe fetare".
Roskomnadzor ka shprehur solidaritetin e tij me “kundërshtarët e shprehjes së ekstremizmit dhe të terrorizmit”.
Kjo agjenci po ashtu ka kërkuar nga mediat ruse që të mos ripublikojnë karikaturat e revistës satirike Charlie Hebdo, të cilat përqeshin Profetin Muhammad.
Militantët islamistë kanë sulmuar javën e kaluar zyrat e kësaj reviste në Paris, duke vrarë 12 njerëz.