Ndërlidhjet

Kërcënimet nga terrorizmi, temë diskutimi në BE


Ilustrim
Ilustrim

Shqetësimet e fundit të sigurisë në kontinentin evropian, janë shkak për takimin e sotëm të ministrave të jashtëm nga vendet e BE-së.

Shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini, ka njoftuar gjatë javës së kaluar, se takimi do të fokusohet në hapat e mundshëm për të sjellur ndryshime në politikën ruse karshi zhvillimeve në Ukrainë, në pjesën lindore të të cilit vend, vazhdon konflikti në mes të seperatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

Sipas një dokumenti në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, në takim do të diskutohet edhe për Sirinë, Irakun dhe Shtetin Islamik.

IS ka gjasë që të jetë një ndër temat kryesore të takimit të sotëm.

Sulmet terroriste në Paris në javën e parë të këtij muaji dhe bastisjet e javës së kaluar në një celulë të xhihadistëve në Belgjikë, e kanë rritur frikën për kërcënimet me të cilat përballet Evropa.

Këto kërcënime vijnë nga qytetarët evropianë që kthehen nga fushbetejat në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG