Ndërlidhjet

Thaçi: Trepça s'do të diskutohet me ndonjë vend tjetër


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se çështja e kombinatit “Trepça” nuk do të diskutohet me ndonjë vend tjetër.

Ai ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë legjislacion i veçantë, i cili e ka shpëtuar nga falimentimi Trepçën.

“Kemi fituar edhe në kohë që bashkërisht me ekspertë edhe ndërkombëtarë ta nxjerrim legjislacionin adekuat, që do ta stabilizojë atë kombinat dhe, në të njëjtën kohë, do të jetë profitabil edhe për Kosovën. Por, nuk do të jetë çështje që do të diskutohet edhe me ndonjë vend tjetër, sepse ajo tek e fundit është pasuri e Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG