Ndërlidhjet

Protestë në Kabul kundër karikaturave të Charlie Hebdo


Ilustrim
Ilustrim

Rreth njëqind persona kanë marrë pjesë në një protestë në kryeqytetin afgan për të kundërshtuar publikimin e karikaturave të Profetit Muhammad në revistën satirike franceze Charlie Hebdo.

Protestuesit të cilët kanë marshuar pranë ambasadës franceze në Kabul, kanë mbajtur në duar parulla në të cilat ishte e vizatuar nga një zemër e kuqe me emrin e Profetit brenda saj.

Demonsturesit kanë kërkuar nga qeveria që të marr vendim për mbylljen e ambasadës franceze në Kabul dhe për dëbimin e ambasadorit francez.

Më 7 janar, militantët islamikë kanë vrarë 12 njerëz gjatë një sulmi në zyrat e revistës Charlie Hebdo në Paris.

Edhe pas sulmit, Charlie Hebdo, në numrin e publikuar, i ka botuar karikaturat e Profetit, madje një e tillë është paraqitur në ballinë.

Protestat në Afganistan që nga botimi i sërishëm i karikaturave nga Charlie Hebdo, nuk janë ndalur.

XS
SM
MD
LG