Ndërlidhjet

Minatorët po shqyrtojnë thirrjet e qeverisë


Ilustrim

Ilustrim

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” në Stantërg, po vazhdojnë grevën edhe në ditën e tretë. Aktualisht, grevistët janë në një takim të përbashkët më kryetarin e Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe menaxherët e kompleksit.

Zenel Ibrahimi, drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Përbashkëta në këtë kombinat, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se palët në takim janë duke shqyrtuar letrën që ka dërguar të mërkurën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në letrën dërguar minatorëve të Trepcës, ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, "është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës".

XS
SM
MD
LG