Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania ia paguan Afganistanit 900 mijë euro dëm


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania e ka paguar një shumë prej 900 mijë eurosh në këmbim të dëmeve që ajo i ka shkaktuar gjatë luftimeve në Afganistan.

Sipas një raporti në të cilin ka pasur qasje agjencia DPA, Ministria e Mbrojtjes i ka paguar dëmet që i ka shkaktuar në periudhën kohore që nga fillimi i vitit 2002 e deri në gusht të vitit 2014.

Më shumë se gjysma e këtyre të hollave, 601 mijë euro, është paguar për shkak të bombardimeve gjermane në dy vende në krahinën Kunduz gjatë shtatorit të vitit 2009, bombardime gjatë të cilave rreth 100 persona janë vrarë.

Secila nga familjet e viktimave, sipas raportit, i ka marrë mbi 4 mijë euro derisa pjesa tjetër e të hollave, është paguar për bagëtinë e vrarë apo edhe për pronat e shkatrruara.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë e ka përpiluar listën e pagesave pas një kërkesë të antarit të partisë Die Lindke, Jan van Aken.

XS
SM
MD
LG